United Hospital

Taksat e doganës minimizojnë mundësitë e blerjeve online

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dogana e Kosovës këtë vit e ka vështirësuar edhe më tepër mundësinë e qytetarëve që të bëjnë blerje online nga shtetet e tjera për nevoja personale, shkruan sot Koha Ditore.

Ky institucion ka ashpërsuar politikat doganore për blerësit e tillë duke ua “përgjysmuar” mundësinë e blerjeve krahasuar me vitin që shkoi kur për herë të parë kishte vendosur limite për dërgesat e jashtme.

Përderisa vjet ishte praktikuar pagesa e taksës doganore dhe TVSH-së për blerjet mbi 45 euro, këtë vit qytetarët po paguajnë këto taksa për çdo produkt që kalon vlerën e 22 eurove.

Fundamenti

Një hap të tillë organizatat që merren me të drejtat e konsumatorit e shohin si rëndues dhe tendencë për t’i izoluar edhe më tepër qytetarët e Kosovës, të cilët kanë pak mundësi të lidhen me botën e jashtme, duke e pasur të pamundur qarkullimin pa viza.

Ankesat e para për këtë ndryshim, tanimë janë deponuar në Postën e Kosovës në të cilën bëhet zhdoganimi dhe shpërndarja e dërgesave online.

Bekim Greiçevci, zëdhënës në Postën e Kosovës, ka njoftuar se me vendim të Doganës së Kosovës limiti i vlerës së mallit të blerë online për zhdoganim është mbi 22 euro që nga 22 janari i këtij viti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.