Fundamenti

Taksa po e shkatërron ekonominë e Serbisë – një milion euro humbje në ditë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Megjithë vlerësimet se taksa ndaj Serbisë e ka rritur kontrabandën e mallrave, ky vendim i Qeverisë së Kosovës po vazhdon t’i shkaktojë dëme ekonomike Beogradit.

Kështu po vlerëson edhe ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajiq, shkruan lajmi.net.

Ai sot tha se ky vendim i Qeverisë së Kosovës e ka bllokuar tërësish dialogun, mirëpo se edhe i ka shkaktuar dëme milionëshe Serbisë.

“Në terme politike, ky vendim e ka bllokuar tërësisht dialogun, ndërkaq në ato ekonomike, çdo ditë Serbia humb një milionë euro nga ky vendim”, ka thënë Lajiq.

Sipas tij, është dekurajuese se si as pas Samitit të Berlinit, Prishtina nuk është detyruar nga Merkel e Macron ta heqin taksën.

FIDANISHTJA

“Pra çfarë mund të themi më shumë”, ishte komenti i ministrit serb.

Lajiq po ashtu e pranoi se ka edhe kontrabandë të mallrave serbe, të cilat po hyjnë nga Shqipëria dhe Maqedonia për në Kosovë.

Kujtojmë se kanë kaluar më shumë se pesë muaj që nga vendosja e taskës 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Ky vendim është bërë ‘mollë sherri’ mes kryeminstrit Haradinaj dhe ndërkombëtarëve, të cilët kanë kërkuar pezullimin e tij dhe hapjen rrugë dialogut me Serbinë. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.