RCCOLA

Taksa përplas Kurtin me LDK-në dhe me SHBA-në

/ 11 minuta lexim
Mobi Casa

Plani shtatëpikësh për heqjen e taksës i prezantuar para dy ditësh nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti është kundërshtuar ashpër nga SHBA-ja. Por rreth propozimit për tarifën i pari i ekzekutivit ka marrë mbështetje të plotë nga Bashkimi Evropian. Mirëpo përkrahja në drejtim të Kurtit ka munguar nga partneri i koalicionit, LDK-ja. Zyrtarë të këtij subjekti kanë kundërshtuar heqjen e kushtëzuar të tarifës 100 për qind dhe kanë kërkuar largim të taksës pa kushte, shkruan gazeta “Zëri”.

Paralajmërimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e pjesërishme të taksës ka nxitur reagimin e menjëhershëm të bashkësisë ndërkombëtare. Derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e kanë kundërshtuar kategorikisht këtë opsion, Bashkimi Evropian (BE) i ka dalë në mbështetje të plotë propozimit të Kurtit. Shefi i ekzekutivit para dy ditësh ka paralajmëruar se gjatë javës së ardhshme do të merret vendimi që nga 15 marsi të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina. Përmes një plani shtatë pikësh Kurti ka paraqitur disa kushte, të cilat ka kërkuar të plotësohen nga Serbia në mënyrë që në tëa rdhmen tarifa të hiqet në tërësi. Por zyrtarë të LDK-së kanë thënë se Qeveria duhet ta largojë taksën pa vendosur kushte. Si tentim për t’i harmonizuar qëndrimet lidhur me këtë çështje liderët e dy partive qeverisëse kanë mbajtur një takim të mbyllur ditën e djeshme. Por asnjëri prej tyre, as Albin Kurti (LVV), as Isa Mustafa (LDK),nuk është deklaruar rreth takimit të së premtes.

Grenelli nuk mbështet propozimin e Kurtit rreth tarifës

Disa orë pas konferencës së jashtëzakonshme të kryeministrit Albin Kurti, ku shpalosi planin për heqjen e taksës, ka reaguar SHBA-ja. I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se nuk e mbështet heqjen e pjesshme dhe me kushte të taksës ndaj mallrave serbe. Në reagimin e tij ai ka theksuar se SHBA-ja kërkon largimin në plotësi të tarifës 100 për qind. “Ne nuk e mbështesim masën gjysmake të kryeministrit Kurti. Qëndrimi ynë është shumë i qartë: tarifat duhet të hiqen krejtësisht”, është shprehur emisari i Trumpit.

Me një veprim të tillëkryeministri i Kosovës, siç ka thënë Grenell, është duke bërë gabim serioz. “Kurti po bën gabim serioz dhe kjo i është bërë e qartë sot presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë”, ka theksuar Richard Grenell.

BE-ja e mirëpret paralajmërimin për heqjen e pjesshme të taksës

Rreth paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e pjesshme të taksës ndaj produkteve serbe ka reaguar edhe Zyra e përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Josep Borell.Përmes një shkrimi publik është thënë se Bashkimi Evropian e ka mirëpritur njoftimin se Kosova do t’i heqë tarifat për importin e lëndëve të para, që vijnë nga Serbia dhe nga Bosnjëe Hercegovina. “Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar të enjten se Kosova do t’i heqë tarifat për importin e lëndëve të para nga Serbia dhe nga Bosnjëe Hercegovina. Ne e mirëpresim këtë njoftim si hap të parë dhe mezi presim të shohim më shumë detaje”, thuhet në reagimin e Zyrës së Borellit.

Ky hap, siç theksohet tutje, mund të ketë një efekt pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonale dhe të ofrojë një hapje për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga BE-ja.

Në deklaratën e lëshuar për medie konstatohet setanimë është humbur shumë kohë, ndaj sugjerohet qëKosova e Serbia të krijojnë një klimë të përshtatshme për rinisjen e negociatave.

“Është humbur shumë kohë. Besimi duhet të rikthehet urgjentisht. Serbia dhe Kosova duhet të krijojnë një mjedis të favorshëm që dialogu të rifillojë, në dobi të të dyja palëve. Përfaqësuesi i lartë, presidenti Josep Borrell është i gatshëm të luajë rolin e tij si lehtësues i dialogut në emër të BE-së”, potencohet në reagim.

Edhe Ambasada e Italisë në Prishtinë eka mirëpritur vendimin e kryeministrit të KosovësAlbin Kurtitqë të largohet taksa për lëndën e parë,e cila importohet nga Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina.

“Ne plotësisht pajtohemi me deklaratën e Bashkimit Evropian. Italia inkurajon Beogradin dhe Prishtinën që të rifillojnë bisedimet sa më shpejt të jetë e mundur dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur këtë proces”, ka deklaruar ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando.

Thaçi, kundër propozimit të kryeministrit të Kosovës

Lidhur me propozimin e Kurtit për heqjen e pjesërishme të taksës ka reaguar edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me ç’rastindirekt ka kundërshtuar planin e kryeministrit e shefit të ekzekutivit. Në kuadër të kësaj Thaçi ka thënë se kokëfortësia dhe mungesa e veprimevee ka thelluar izolimin e Kosovës dhe ka prishur në mënyrë të ndjeshme raportet e Kosovës me SHBA-në. “Mbetja në fuqi e tarifës është pengesë serioze dhe e pamundëson bashkëpunimin strategjik dhe investimet e reja të fuqishme amerikane në Kosovë. Prandajnevoja që me urgjencë të merren vendimet e duhura ishte kërkesë dhe mesazh kryesor në takim me sekretarin Pompeo dhe me këshilltarin për Siguri Nacionale, O’Brien”, është shprehur ai.

Me këtë rast Thaçi ka kërkuar nga Qeveria dhe nga spektri politik që pa humbur kohë të kontribuojnë drejt marrjes së vendimeve të duhura, të cilat i japin fund izolimit, i hapin mundësi dialogut për arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe e forcojnë miqësinë dhe bashkëpunimin strategjik me SHBA-në. “Hezitimi eventual për vendime të shpejta, të mençura, të plota e jo të pjesshme është i panevojshëm, sepse këto vendime janë rruga e vetme për t’i arritur qëllimet tona shtetërore dhe strategjike”, ka përfunduar kreu i shtetit.

RCCOLA

LDK-jas’pajtohet me LVV-në, insiston në ruajtjen e raporteve me ndërkombëtarët

Ndonëse kryeministri Albin Kurti tha se është koordinuar me LDK-në për planin rreth taksës, zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë pohuar të kundërtën. Ditën kur Kurti paralajmëroi heqjen e taksës me kushte zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, i cili vjen nga radhët e LDK-së, tha se kryeministri nuk është koordinuar me LDK-në dhe se kjo e fundit nuk mbështet largimin e kushtëzuar të tarifës. Madje Hoti tha se ky subjekt nuk mund të rrijë në një qeveri, e cila nuk kujdeset për ruajtjen e raporteve me SHBA-në.

Lidhur me këtë ka reaguar dje edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se kryeministri Albin Kurti është dashur qëplanin për taksën ta diskutonte paraprakisht nëQeveri, pastaj ta publikonte atë. Sidoqoftë, Mustafa ka konsideruar se pala kosovare duhet të ulet dhe të diskutojë me bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë që të vihet deri te një zgjidhje e pranueshme rreth tarifës.

“Unë mendoj se duhet të ulemi me bashkësinë ndërkombëtare dhe të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët, në mënyrë që të ndërmerren masat që tarifa të hiqet, por po ashtu të detyrohet Serbia që të heqë dorë nga të gjitha masat jotarifore dhe të heqë dorë prej propagandës ose fushatës që po e bën kundër njohjeve të Kosovës, si dhe të hapet pastaj rruga për njohjen e ndërsjellë”, ka theksuar Mustafa.

Kurse kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila njëherëshështë edhe nënkryetare e LDK-së, ka thënë se ky subjekt do të diskutojë me partnerin qeverisës LVV-nëpër t’u dakorduar rreth çështjes së taksës. Pavarësisht faktit që ditën kur Kurti paraqiti planin për taksën zëvendëskryeminsitri Avdullah Hoti tha se kryeministri nuk ështëdakorduar paraprakisht me LDK-në, Osmani tha se koalicioni qeverisës ka bashkëpunim të mirë mes vete.

Pavarësisht faktit qëka konsideruar se taksa duhet të hiqet, Osmani nuk ka specifikuar se përmes cilës strategji duhet të ndodhë kjo, nëpërmjet kushtëzimit të heqjes së taksës siç ka kërkuar Albin Kurti ose përmes heqjes së taksës pa kushte, siç ka kërkuar Avdullah Hoti në emër të LDK-së. “Jemi shprehur në favor të heqjes së tarifës sepse ka qenë masë e vendosur pa koordinim me partnerët tanë dhe nuk mund të rrezikohen raportet tona me miqtë tanë për shkak të një çmimi të një produkti”, është shprehur ajo.

AAK-ja nuk i përjashton protestat kundër heqjes së tarifës

Lidhur me zhvillimet e fundit rreth taksës gjatë ditës së djeshme ka reaguar sërish AAK-ja. Derisa ka kritikuar Kurtin, kryetari i këtij subjekti, Ramush Haradinaj, ka akuzuar shefin e ekzekutivit për bashkëpunim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq. “Heqja e taksës para zgjedhjeve në Serbi është vetëm konstruktivitet i Kurtit për presidentin Vuçiq, për t’i fituar zgjedhjet në Serbi. Shihet që ka një marrëveshje mes të dyve, çmimi është Lista Serbe, pra vota e Listës Serbe për qeverinë‘Kurti’”, ka deklaruar ai.

Propozimin e Kurtit që taksa përlëndën e parëqëimportohetnga Serbia tëhiqetmë 15 mars, kursenërast se Serbia plotësondisaprejkushtevetëvendosurangapalakosovaretarifatëlargohetnëtërësiHaradinaje kacilësuarsimashtrimtëkryeministrittë Kosovës. “Më 15 mars e heq lëndën e parë, kurse më 1 prill e heq krejtësisht taksën. Copëtimi i vendimit është bërë për ta mashtruar Kosovën, duke e shoqëruar atë në dy pjesë edhe me disa kurthe retorike gjoja të kushtëzimeve që ofron kryeministri me heqjen e taksës”, ka potencuar ish-kryetari i Qeverisë.

Lidhur me këtëështë deklaruar dje edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, i cili nuk ka përjashtuar organizimin e protestave për ta kundërshtuar heqjen e tarifës. “Do ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet. Edhe protestat janë mjet demokratik”, ka theksuar Daut Haradinaj.

Për të diskutuar rreth taksës të hënën, duke nisur nga ora 11:00, me kërkesë të opozitës do të mbahet seancë e jashtëzakonshme parlamentare.

Vuçiqi e quan mashtrim veprimin e Kurtit

Pa reaguar rreth zhvillimeve të fundit lidhur me tarifën nuk ka mbetur as presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gjatë së premtes ai e ka quajtur kalkuluese lëvizjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, i cili paralajmëroi largim tëpjesshëm të taksës 100%. “Një ditë përpara udhëtimit tim në Uashington ai vendosi për taksën, në mënyrë që të mos e shtroja si problematikë atje”, ka thënë presidenti serb, duke e cilësuar vendimin e Kurtit një përpjekje për mashtrim.

Me këtë rast presidenti serb ka thënë se emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell ka plotësisht të drejtë që ta kundërshtojëvendimin e Kurtit për “masa gjysmake”.

Veprimin e Kurtit e ka komentuar edhe ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, i cili ishte ndërmjetësues i Bashkimit Evropian për ish-Jugosllavinë. Bildt e ka cilësuar si një hap të mirë paralajmërimin e Kurtit për heqjen e pjesshme të taksës. “Hap i mirë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pa dyshim se s’do të bënte dëm edhe një hap i ndërmarrë nga Serbia për ta rinisur dialogun. BE-ja duhet të jetë e gatshme të ndërhyjë e të ndihmojë”, është shprehur Bildt./ZËRI/