Hidromorava

Taksa ndaj produkteve serbe mund të ndikojë në ngritjen e çmimeve

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Taksën ndaj produkteve serbe e mbështesin organizatat për mbrojtjen e konsumatorit. Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit po kërkon edhe zëvendësimin e produkteve nga Serbia me ato nga Shqipëria ose të vendeve të rajonit.

Kjo, pasi sipas anëtarëve të këtij këshilli, ekziston mundësi e rritjes së çmimeve, pas vendosjes së kësaj takse.

Kujtojmë, se Qeveria e Republikës së Kosovës, më 6 nëntor, në mbledhjen e saj, ka vendosur tarifa prej 10 për qind në importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Rekomandimi erdhi nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili tha se nga kjo masë përjashtoheshin vetëm produktet e brendeve ndërkombëtare që prodhohen në këto dy shtete të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

HW

Ministri tha se ka bërë analizën e duhur të të gjitha produkteve të cilat e dëmtojnë tregun vendor dhe pas kësaj ka propozuar masën tarifore prej 10 për qind ndaj të dy shteteve.

Produktet që kanë 10 për qind masën tarifore të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës janë:

Qumështi dhe produktet e qumështit, mollët, produktet higjenik, tekstili, mielli, materiali ndërtimor, biskotat e ëmbla, lëngjet, medikamentet, uji, alkooli, produktet e duhanit dhe makineritë. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.