RCCOLA

Taksa i lëkundi, nuk i rrëzoi

/ 2 minuta lexim

Taksa ndaj mallrave serbe i ka lëkundur partnerët e koalicionit, megjithatë nuk e ka rrëzuar Qeverinë. Kërkesa e SHBA-së për heqjen e kësaj tarife ka shkaktuar probleme të mëdha në ekzekutiv, madje krerët e koalicionit nuk kanë arritur pajtueshmëri për këtë çështje as pas një takimi treorësh të mbajtur në pasditen e së mërkurës, shkruan sot Gazeta Zëri.

Kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina ka shkaktuar krizë në koalicionin qeverisës.

Partneri i madh i koalicionit Partia Demokratike e Kosovës kërkon që taksa të pezullohet, ndërsa partitë tjera vazhdojnë të mbesin në qëndrimin se taksa nuk duhet të hiqet, shkruan më tutje Gazeta Zëri.

UBT

Madje për këtë çështje dje janë takuar kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli dhe zyrtarë tjerë të koalicionit.

Por as pas rreth tri orëve nuk kanë arritur pajtueshmëri se si do të veprojnë më tutje.

Në anën tjetër, zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë konfirmuar se i kanë lexuar kushtet e kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës ndaj Serbisë, por kanë thënë se qëndrimi i BE-së nuk ndryshon, duke mos dashur të flasin fare për kushtet e Haradinajt.