HW

Taksa, 100% ndryshuan qëndrimin PDK-ja dhe LDK-ja

/ 2 minuta lexim
HW

Në prag të fushatës zgjedhore disa subjekte politike, të cilat kërkonin pezullimin e taksës ndaj Serbisë si kusht për të vazhduar dialogu, tashmë po kërkojnë mbajtjen në fuqi të saj. PDK-ja dhe LDK-ja për pak muaj kanë ndryshuar qëndrimin 100 për qind ndaj kësaj çështjeje, shkruan sot Gazeta ‘Zëri”.

Të gjitha partitë e mëdha politike pritet ta shfrytëzojnë taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe për të fituar poenë politikë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen në vjeshtën e këtij viti, ndonëse disa prej këtyre partive muaj më parë vazhdimisht kërkonin pezullimin e saj, me arsyetimin se po ua sugjerojnë partnerët ndërkombëtarë për zhbllokimin e dialogut me Serbinë.

Taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake është vendosur nga kryeministri Ramush Haradinaj më 21 nëntor 2018, pasi ishte propozuar nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

FIDANISHTJA

Pasi presioni ndërkombëtar për heqjen e taksës filloi të rritej, Hoxhaj disa herë kishte deklaruar në medie se taksa duhet të pezullohet, por çuditërisht një natë më parë ai për medie ka theksuar se duhet të mbetet në fuqi.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, përkatësisht kreu i saj Isa Mustafa, po kërkon që taksa të mbetet në fuqi, ndonëse me rastin e vendosjes së saj kishte deklaruar se ajo është vendosur më shumë për konsum të brendshëm politik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.