Takon nënën pas 12 vjetëve, kur e gjenë nëna e qëllon me thikë

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Kur Sam Grainger mori një letër nga nëna e saj e lindjes, Denise Gregory, ajo ishte plot me nervozizëm.

Kaloi një jetë të tërë në kërkim të saj dhe shpresonte për bashkim, por kur çdo gjë dukej perfekte dhe erdhi çasti i bashkimit çdo gjë ndryshoi.

Kur ata më në fund u takuan, çdo gjë dukej e përkryer si Denise tha se i vinte keq për kohën e humbur, por pas disa javësh kur po mendonte të jetonte me të ëmën, Denise 48 vjeç e sulmoi me thikë të bijën dhe për këtë u dënua me 9 muaj burg.

Dhe në këto kushte Sam u përball me humbjen për herë të dytë të nënës së saj.
“Ajo më tha se isha gabimi më i madh në jetë dhe se nuk duhet të kisha lindur kurrë. Nuk më vjen që ta shikoj kurrë”, u shpreh Sam, raporton noa.

Ajo u braktis nga e ëma në vitin 1983 kur ishte vetëm 6 muajshe, ndërsa Denise luftonte me problemet e drogës, dhe për 3 vite qëndroi në shtëpinë e fëmijës deri sa u mor nga një çift Helen 52 vjeç dhe David 54.

Sam kujton se sa herë kalonte rrugës mendonte dhe përfytyronte cilëndo prej tyre si nënën e saj, por se në një moment vendosi ta kërkojë të ëmën dhe prindërit birësues e përkrahën duke i dhënë emrin dhe një fotografi të sajën.

Pavarësisht kërkimeve për 12 vjet ajo nuk dëgjoi asnjë fjalë për të ëmën dhe kështu humbi shpresën.

Mobi Casa

Ndërkohë Sam u bë vetë nënë me tre vajza Jodie 10 vjeç, Brooke 7 vjeç dhe Lusi 2 vjeç, por në gusht të 2011 kur festonte ditëlindjen e saj të 28 mori një letër nga e ëma biologjike Denise, ku shkruhej, “Unë nuk të kam harruar në asnjë moment të lutem më tako”.

Sam e pa dhe e ripa letrën në të cilën ishte shkruar edhe numri i telefonit, qau shumë dhe më tej e telefonoi ku biseduan për plot 4 orë.
Një javë më vonë, Sam dhe vajzat e saj udhëtuan drejt shtëpisë ku jetonte Denise në Berkshire.

“Unë isha nervoze por ajo u hodh në krahët e mi, më tregoi murin e sallonit të mbushur me fotografitë kur unë isha fëmijë. U ndjeva e lumtur, pasi më kërkoi që ta thërrisja mama dhe vajzat e mia ta thërrisnin gjyshe. Kur i flisja për nënën time adoptuese Helenën ajo u bë nervoze duke thënë se nga tani ajo është nëna ime”, tregon Sam.

Dy javë më vonë, Sam dhe bijat e saj shkuan për të qëndruar me Denise për fundjavë, ku gjatë gjithë kohës shfaqte shenja xhelozie për Helenën nënën adoptuese, duke thënë se ajo nuk kishte bërë asgjë për të.

Pavarësisht pakënaqësive ajo vendosi ta takonte nënën edhe një herë të tretë në shtatorin e vitit të kaluar, por u përball me një surprizë ku ajo i kërkoi të jetonin bashkë, sepse ajo kishte nevojë për Sam.

“Ajo mori pilula në dollap dhe më kërcënoi se do vriste veten nëse nuk rrija me të. Vajzat e mia u frikësuan. Ajo thoshte se unë i përkisja, por unë nuk kisha mundësi të ndryshoja shtet. E ndodhur në një presion të tillë fillova të mbledh gjërat e vajzave, kur ajo rrëmbeu një thikë nga kuzhina. Ma vuri në gjoks duke më thënë se isha gabimi më i madh i jetës së saj dhe se nuk duhet të kisha lindur. Vajzat iu lutën që të më linte por ajo nuk më la, më qëlloi me thikë. Nuk doja që vajzat të shihnin asgjë nga këto. Arrita të marr vajzat dhe nga britmat tona fqinjët lajmëruan policinë”, tregon ndër të tjera Denise.

Në gjykim për këtë çështje denise u dënua me 18 muaj burg. Nga gjithë kjo ngjarje Sam përfundoi me disa plagë në trup nga thika, plagë të cilat u kaluan, por ajo tregon se reagimi i nënës së kërkuar prej vitesh i la plagët që nuk i kishte ndjerë as kur e kërkonte./rajonipress/