Takohen Ymeri, Haradinaj e Limaj – koordinohen për veprimet e radhës
Tre liderët opozitarë, Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj i Nismës, janë duke mbajtur një takim të përbashkët në Prishtinë.
Burime të Klan Kosovës njoftojnë se treshja e bllokut opozitar janë mbledhur në këtë takim të radhës për ta bërë koordinimin e hapave të mëtutjeshëm që pritet t’i ndërmarrin në ditët e ardhme.
Opozitarët kosovarë të përbashkëta i kanë pasur veprimet politike tash e sa kohë, duke bllokuar seancat e Parlamentit të Kosovës dhe organizmin e përbashkët të peticionit kundër Demarkacionit me Malin e Zi dhe marrëveshjet e fundit të arritura nga Qeveria e Kosovës me atë të Serbisë në Bruksel.


