ARKATANA

Takohen Kurti e Abbott, flasin për formimin e qeverisë, dialogun me Serbinë e menaxhimin e pandemisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka takuar gjatë të premtes ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott me të cilin kanë diskutuar për formimin e qeverisë së re, menaxhimin me pandeminë dhe dialogun me Serbinë.

Gjatë këtij takimi po ashtu, Kurti foli edhe për bashkëpunimin mes qeverisë së re e opozitës.

“Në fund, të dy u dakorduan për bashkëpunim në projekte konkrete që do të ndihmonin si shtetndërtimin demokratik e zhvillimin ekonomik të vendit tonë, ashtu edhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve tona në të ardhmen”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.

United Hospital

Njoftimi i plotë:

Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Nicholas Abbott, të shoqëruar nga sekretari i dytë politik, z. Richard Le Vay, e priti sot në takim kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bashkë me kandidatin për deputet, Arben Vitia dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj.

Ambasadori z. Abbott e uroi kryetarin Kurti për fitoren në këto zgjedhje dhe i dëshiroi sukses në angazhimin e mëtejmë drejt formimit të institucioneve të reja. Kryetari Kurti e falënderoi për urimin, dhe duke ndarë bindjen se qeveria e re do të konsolidohet shpejt, e njoftoi atë me disa prej prioriteteve të saj. Punësimi, drejtësia, pandemia me të cilën po përballemi dhe sigurimi i vaksinës për qytetarët tanë janë çështje kyçe tha Kurti. Ai foli edhe për një bashkëpunimin më të përgjegjshëm e cilësor mes qeverisë së re dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës, si dhe për dialogun me Serbinë për të cilin përsëriti që nuk duhet të ngutemi duke premtuar me afate kohore dhe se dialogu duhet të jetë i përgatitur mirë e marrëveshja e qëndrueshme. Në fund, të dy u dakorduan për bashkëpunim në projekte konkrete që do të ndihmonin si shtetndërtimin demokratik e zhvillimin ekonomik të vendit tonë, ashtu edhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve tona në të ardhmen. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.