FIDANISHTJA

Takohen Kuçi e Veseli, flasin për Krasniqin e Limajn

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sot rreth orës 12:30 në restaurantin ‘Gagi’ në kryeqytet pati një takim ndërmjet zëvendës kryetarit të Partisë Demokratikë të Kosovës, Kadri Veseli dhe nënkryetarit të Partisë Demokratike, Hajredin Kuçi të cilët diskutuan një temë interesante që rrodhi si rezultat i fërkimeve që kanë ndodhur kohëve të fundit brenda PDK-së.

Sipas burimeve të publiku.net, merret vesh se, Veseli dhe Kuçi kanë folur mbi çështjen e kthimit ose të moskthimit të Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit brenda PDK-së dhe mbi çështjen e reformimit të Qeverisë pas janarit.

Bëhet e ditur se, ky takim ka ardhur si rezultat i diskutimeve dhe informatave që kanë dalë në opinion se ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe nënkryetarit të Partisë, Kadri Veselit ka fërkime. Në të vërtetë, ky takim i sotëm ishte në dëshmimin e këtij pohimi medial sepse vërtetë diçka po ndodh në mes të dy demokratëve brenda PDK-së.

ARKATANA

Në parim nuk është marrë ndonjë vendim përveçse janë rishqyrtuar mundësit e reformimit të Qeverisë si dhe mundësinë e kthimit ose të mos kthimit të Limajt dhe Krasniqi brenda PDK-së.

Tashmë dihet se Thaçi dhe Kuçi janë pro kthimit të Limajt dhe Krasniqi brenda strukturave të PDK-se dhe pro ofrimit të posteve që ata do ti dëshironin në nivel brenda partisë.

Natyrisht, për një gjë të tillë do të duhet dritë e gjelbër edhe nga zëvendës kryetari i partisë, Kadri Veseli bënë të ditur një burim i publiku.net brenda Partisë Demokratike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.