GRANDEMALL

Takohen “kryeministrat”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, në takimin e parë të tyre, nuk shkëmbyen me njëri-tjetrin postin e kryeministrit, por në vend të kësaj diçka pak më figurative- nga një libër.Haradinaj dhe Thaçi, u takuan të premten me njëri-tjetrin, jo në zyrat e Qeverisë së Kosovës, por në ato të Partisë Demokratike, vend ky ku Haradinajt vite me radhë nuk i ka shkelur këmba.

Që të dy thanë se nuk kanë biseduar për koalicionin, por për tema “më të mëdha” siç është dialogu.“Jemi zotuar që të punojmë ngushtë bashkërisht për reformën elektorale, pra për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe të përgjithshme, që kemi një marrëveshje të përbashkët mes liderëve politikë, dhe Aleanca është me të gjithë fuqinë e vet pjesë e këtij debati, pastaj të punojmë në një angazhim të përbashkët për perspektivën evropiane”, ka thënë shefi i qeverisë.

Afërisht të njëjtën deklaratë e ka dhënë edhe lideri i AAK-së, Haradinaj, i cili, po ashtu ka mohuar se është biseduar për mundësinë që partia që ai e drejton të bëhet pjesë e “formacionit” qeverisës.

Uji Dea

Ndërkaq, i pyetur nëse ia ka bërë me dije kryeministrit Thaçi se e synon pozitën e të parit të qeverisë, Haradinaj ka thënë se është i gatshëm të marrë përgjegjësi.

“Ne sot e kemi filluar me disa tema, në të ardhmen mund të vazhdojmë edhe me disa tema tjera. Pra kjo është e vërteta, nuk e kemi trajtuar temën për të cilën po flasim (koalicionin)”, ka thënë ai.(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.