ARKATANA

Takohen komunat e Anamoravës dhe Drinit, flasin për promovim të prodhimeve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Me qëllim të mbështetjes, por edhe zhvillimit rajonal në promovimin e prodhimeve të rajonit, që do të kontribuonte edhe në zhvillimin më të mirë ekonomik, sot në Viti është mbajtur takimi i radhës së përfaqësuesve të komunave të Anamoravës dhe Drinit.

Ky takim është zhvilluar në kuadër të projektit të Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) “Promovimi i konkurrueshmërisë së sektorit privat në zonat rurale”.

Të pranishëm përpos përfaqësuesve të komunave të këtyre dy rajoneve, ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti në cilësinë edhe të nikoqirit të këtij takimi, i cili mes të tjerash tha se Vitia ka një potencial si gjithë rajoni për zhvillim ekonomik, sidomos sektorin e bujqësisë, që ka një traditë dhe kualitet të jashtëzakonshëm të tokës. “Në dy vitet e fundit kemi iniciativa dhe organizime grupore të pjesëve të margjinalizuara si shoqatat e grave etj që tani më kanë filluar të punojnë dhe kjo është ajo e domosdoshme. Megjithatë, ka edhe pengesa por edhe mungesa, prandaj jemi bashkë me partnerët që këto pengesa t`i eliminojmë dhe mungesat t`i plotësojmë. Mendoj që bashkërisht me ndihmën e donatorëve, e sidomos të GIZ-it gjerman ne mund që këto dy pengesa ti eliminojmë në veçanti në Anamoravë dhe në Viti, pasi që vullneti Institucioneve të komunës është në bashkëpunojmë dhe ndihmojmë”, tha kryetari Haliti.

Ai më tej ka theksuar se për sektorin e bujqësisë kishte premtuar që gjatë 4 viteve të ardhshme të ketë investime 1.1 milion euro, ndërkohë që vetëm gjatë dy viteve është arrit të realizohet 2.3 milion. E gjithë kjo është arrit falë bashkëpunimit të mirë me donatorët dhe organizatat e huaja që na kanë ofruar bashkëpunim.

Uji Dea

Kryetari Haliti ka përmendur edhe përkrahjen që u ka dhënë shoqatave të bujqve por edhe për hapjen e Zyrës së Biznesit në Viti, si dhe për aktivitetet tjera institucionale në zhvillimin e bujqësisë.

Ndërsa Mustafë Kastrati përfaqësues i GIZ-it gjerman, ka theksuar se në kuadër të projektit të GIZ-it kjo punëtori është një vazhdueshmëri e takimeve për iniciativat për zhvillim ekonomik rajonal që ka për qëllim mbështetjen e organizatave për marketingun e rajonit.

Projekti i Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), zbatohet në emër të Ministrisë Federale të Gjermanisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ)./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.