RCCOLA

Takimi Zelensky-Vuçiq, Bildt: Presion i fortë pro dhe kundër njohjes së Kosovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka komentuar takimin mes presidentëve të Ukrainës dhe Serbisë, Volodymyr Zelensky dhe Aleksandar Vuçiq, sot në Athinë.

Bildt, duke reaguar ndaj njoftimit të Zelenskyt për takimin me Vuçiqin, në llogarinë e tij në rrjetin social “X” ka shkruar se është pak e ndërlikuar për Ukrainën të merret me problemin e Kosovës.

Mobi Casa

“Presion i fortë pro dhe kundër njohjes. Çështja e paprekshmërisë së kufijve që tregon Zelensky është e rëndësishme, por e ndërlikuar në rastin e Kosovës”, ka shkruar Bilt, transmeton Telegrafi.