United Hospital

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Haradinaj paralajmëron konsulta me shqiptarët e Amerikës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka shkruar se mirëpret ftesën e përfaqësuesve të shqiptarëve në Amerikë për një takim të përbashkët virtual me liderët e shtetit dhe partitë politike në Kosovë në prag të takimit të 2 shtatorit në mes të Kosovës dhe Serbisë në SHBA, raporton Gazeta Express.

Këto komente, Haradinaj i ka bërë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Mirëpres ftesën e përfaqësuesve të anëtarëve të një spektri të gjerë të shqiptarëve në Amerikë për një takim interaktiv të përbashkët virtual me liderët e shtetit dhe partive parlamentare të Kosovës, në prag të takimit të 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë ai.

ARKATANA

Ai shton se bashkërendimi dhe koordinimi në këtë kohë janë jetike për Kosovën.

“Bashkëatdhetarët shqiptaro-amerikan kanë qenë dhe janë boshti i lidhjes sonë të fortë me Amerikën. Gëzimet e shqetësimet i kemi ndarë gjithmonë bashkë. Bashkërendimi dhe koordinimi strategjik, në këtë kohë udhëkryqi politik për Kosovën, si në kohërat më të vështira, është jetik.

Vetëm të bashkuar dhe krah për krah me Amerikën, shqiptarët do të mund ta ruajnë dhe ta forcojnë Kosovën e 17 shkurtit”, tha kreu i AAK’së./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.