HW

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Biden dhe Von Der Leyen diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen të premten është pritur në takim nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden me të cilin kanë biseduar për shumë çështje, pa e harruar edhe procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.

Von Der Leyen në konferencën e mbajtur për media pas takimit që ka pasur në Shtëpinë e Bardhë, ka konfirmuar se kanë folur shkurtimisht me Joe Biden edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo ka thënë se është shumë e rëndësishme që dialogu po vazhdon. Shejfa e Komisionit Evropian ka thënë se sigurisht që nuk është një proces i lehtë dhe se ka shumë çështje për t’u zgjidhur, shkruan Express.

Eco Higjiena

Politikania gjermane ka potencuar se procesi po lëviz në drejtimin e duhur dhe ka përkrahjen e plotë edhe të SHBA-së edhe të Bashkimit Evropian.

“E kemi prekur këtë temë shkurtimisht. Është shumë e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi vazhdon. Nuk është e lehtë. Ka shumë çështje për t’u zgjidhur, por po lëviz në drejtimin e duhur dhe ka mbështetje të plotë nga të dy palët për këtë dialog”, ka thënë Von Der Leyen./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.