UBT

Takimi Merkel-Biden, flitet për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Dy njerëzit më të pushtetshëm në botë kanë arritur pajtueshmëri në disa fusha mbi atë që e quajtën “Ri-ngritje të Aleancës Transatlantike” të kryesuar nga Gjermania e Amerika.

Në mesin e temave që diskutuan Biden e Merkel, që është vizita e saj e fundit në Uashington para pensionimit politik, ishte Ballkani Perëndimor.“Ne u pajtuam për rëndësinë e integrimit të mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në institucionet e Bashkimit Evropian. Gjithashtu vazhdimin e përkrahjes tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Pra, e përkrahim rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe aspiratat e tyre euro-atlantike”, tha Biden.

Mobi Casa

Në konferencën e përbashkët me Merkel, Biden vazhdoi me përcjelljen e porosive.“Ne jemi të bashkuar, vërtetë të bashkuar në angazhimin tonë që të luftojmë korrupsionin, prapambetjen demokratike e populizmin në Bashkimin Evropian, si dhe te vendet që synojnë të hyjnë në BE apo kudo tjetër në botë”, shtoi presidenti amerikan.

Për këtë qëndrim amerikano-gjerman reagoi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.“Faleminderit presidentit të ShBA-së, Joe Biden, dhe kancelares Merkel për dërgimin e mesazhit të qartë të mbështetjes për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE në deklaratën e tyre të përbashkët. Me përkrahjen tuaj, ne do t’i kundërshtojmë fuqishëm ata që përpiqen ta destabilizojnë rajonin tonë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.