Takimi me Lajçakun, Haziri: Qeveria nuk ka arritur ta kapitalizojë situatën pas 24 shtatorit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri pas takimit me emisarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak tha se ka konfirmuar angazhimin e LDK-së në këtë proces dhe se nuk ka opsion tjetër përpos dialogut.
Haziri tha se situata pas 24 shtatorit ka ndryshuar, por fatkeqësisht Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të kapitalizojë këtë ambient të mirë politik dhe rikthimin e imazhit të Kosovës.
“Ne u takuam për të disatën herë. Angazhimi i tij është për tu vlerësuar përkundër që po vazhdojmë të mbahemi në terr për shkak të mos zbardhjes së dokumentit, së paku në parime dhe në angazhim apo orientime që kryeministri duhet me u ofruar deputetëve dhe popullit të Kosovës”, tha ai, duke shtuar se dialogu nuk ka opsion dhe është e vetmja rrugë për të zgjedh problemet me Serbinë.