Fundamenti

Takimi Lushtaku-Bllaca konsiderohet incident i rëndë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

EULEX-i është rikthyer në Burgun e Dubravës. Shkak është bërë një takim në mes të Nazim Bllacës dhe Sami Lushtakut. Ata kurrsesi nuk do të duhej të takoheshin, shkruan sot Koha Ditore.

Në kohën e takimit, Lushtaku do të duhej të ishte në dhomën e tij të burgut sikurse të gjithë të burgosurit tjerë, ndërsa Bllaca në spitalin e burgut për kontroll mjekësor. Rregullat për mbrojtjen e dëshmitarëve përcaktojnë shmangien e çfarëdo takimi me persona të tjerë në burg.

United Hospital

Bllaca është dëshmitar kundër Azem Sylës, ish-epror i Lushtakut dhe koleg i tij partiak. Takimi i tyre, tri javë më parë, është vlerësuar nga EULEX-i si ekspozim ndaj rrezikut dhe presionit. Mbi këtë bazë ka dërguar njerëzit e vet në pavijonin D, në të cilin mbahen edhe tre dëshmitarë të tjerë të rëndësishëm – Besnik Hasani, Shpend Qerimi, Shkumbin Mehmeti, si dhe i akuzuari Enver Sekiraça.

Burime nga EULEX-i, si dhe nga Burgu i Dubravës e kanë përshkruar situatën si të pakontrollueshme nga autoritetet. Të pakontrollueshëm janë cilësuar Sami Lushtaku, i liruar ditë më parë, dhe Sabit Geci, i dënuar për krime lufte

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.