FIDANISHTJA

Takimi i Mustafës dhe Kurtit në Prapashticë zgjati deri pas mesnatës, sot bëhet pazari i fundit mes tyre

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ndonëse deri më tash asnjëra palë nuk kanë folur për takimin e mbrëmshëm të fshehtë ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes në shtëpinë e Isa Mustafës në Prapashticë, sipas burimeve brenda këtyre dy partive ai ka zgjatur me orë të tëra deri pas mesnatës.

“Bisedimet kanë qenë shumë më të gjata se ato të kaluarat dhe kanë vazhduar deri pas mesnatës. Nuk besojmë që do të ketë deklarata, pasi ashtu janë pajtuar palët për të qëndruar larg publikut dhe mediave deri në arritjen e marrëveshjes”, ka konfirmuar një burim nga VV-ja.

Sipas këtij burim, dy partitë që gjoja synojnë çkapjen e shtetit, mbrëmë kanë diskutuar gjerë e gjatë për kapjen e tërësishme të shtetit nga ana e tyre.

Raportohet se Vetëvendosje dhe LDK-ja kanë diskutuar për “ndarjen e kulaçit” në të gjitha institucionet, duke filluar nga Qeveria, bordet e pavarura, emërimin e ambasadorëve politikë, policinë, AKI-në, kapjen e prokurorisë dhe gjykatave e kështu me radhë.

Mobi Casa

Sipas po këtij burimi, Albin Kurti me lehtësi ka arritur ta tejkalojë kushtin e LDK-së për dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, duke i ofruar LDK-së dy ministri më shumë se Vetëvendosja, pra 6 ministri për LDK-në dhe 4 për Vetëvendosjen.

Kjo ofertë mësohet se i ka plotësuar apetitet politike të LDK-së dhe pritet që sot gjatë vazhdimit të negociatave të fshehta të natës së mbrëmshme, të cilat po vazhdojnë të jenë tërësisht jo transparente për qytetarët, LDK-ja të përfundojë në “shtratin e lagur” të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar edhe sot kur pritet të vazhdojnë negociatat e fshehta për “pazarin e fundit” ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Ndryshe, shtëpia ku mbrëmë Isa Mustafa e priti këmbëkryq Albin Kurtin në Prapashticë, kohë më parë ishte shënjestër e sulmeve fizike të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.