Takimi i Haradinajt me Merkel, pritet zhbllokimi i dialogut me Serbinë

/ 1 minutë lexim

Procesi i dialogut Kosovë – Serbi vazhdon të jetë i bllokuar nga kushtëzimi që po i bënë Serbia këtij procesi me heqjen e taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës për prodhimet e Serbisë.

Zhbllokimi i dialogut ndermjet Kosovës e Serbisë, heqja ose pezullimi i taksës, si dhe liberalizimi i vizave pritet të jenë disa nga temat të cilat do të diskutohen në takimin e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj me kancelarën gjermane Angela Merkel, takimi i cili do të mbahet më 6 qershor në Berlin.

Mobi Casa

Ndërkaq që analistët politik vlerësojnë se takimi i Berlinit do të jetë testi i fundit për zhbllokimin e dialogut.

Ndërkohë, kryeministri Haradinaj ka thënë se nuk beson se në takim do t’i kërkohet heqja e taksës./rtv21/