RCCOLA

Taipi si Zidane, ‘trullos’ kundërshtarët

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjelbrim Taipi është njëri nga futbollistët shqiptar që po shkëlqen në Zvicër. Mesfushori fantastik po kalon një formë të jashtëzakonshme me skuadrën e tij Wil, gjë që ka bërë që pas tij të vihen skuadrat më në emër në Zvicër, si Grasshoppers, Luzern, St Gallen e Thuhn.

Se ka aftësi të mëdha e ka treguar këtë edhe në ndeshjen e fundit kundër Biel Bienne, ku teknika e tij është në maksimum.

UBT

Pasi pranon një top mjaftë të mirë nga një bashkëlojtar i tij, Gjelbrimi kalon tre lojtarë pa problem, ndërsa te i katërti ai e kalon në mënyrë brilante duke përdorur stilin e mesfushorit të madh Zinedin Zidane.

22-vjeçari është transferuar te Wili nga Shkëndija e Tetovës, ndërsa pritet që në verë të nënshkruaj me njërën nga skuadrat elitare të Zvicrës. /Telegrafi/