Fundamenti

Tahiri: Zgjedhjet e 8 qershorit ndikojnë edhe në marrëveshjet Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Certifikimi i rezultateve për zgjedhjet nacionale të 8 qershorit që u zhvilluan në Kosovë është i rëndësishëm jo vetëm për partitë politike dhe formimin e institucioneve të reja të Kosovës, por ai ndikon edhe në marrëveshjet e arritura mes Kosovë dhe Serbisë, njëra ndër to, ajo për telekomin, e arritur në shtator të vitit 2013, ku palët janë pajtuar që Kosova ta ketë kodin telefonik të saj.

Zv/kryeministrja në detyrë, Edita Tahiri thotë se ende nuk ka lëvizje në këtë drejtim, por vlerëson se Austria do të jetë shteti që do të aplikojë për kodin telefonik të Kosovës.

UBT

Prishtina e Beogradi në bisedimet në Bruksel, në shtator të vitit 2013 janë pajtuar që Kosova të marrë kodin ndërkombëtar telefonik +383 ose 384, për të cilin është thënë se do të aplikojë një shtet anëtar i BE-së: Suedia, Italia ose Austria.

Aktualisht, pasi Kosova nuk ka kod të vetin telefonik, atëherë operatorëve të licencuar u është lënë mundësia që të bëjnë marrëveshje me shtete të tjera për shfrytëzimin e kodeve të tyre telefonike, çka nënkupton se operatorët paguajnë shuma të caktuara sipas marrëveshjeve përkatëse për shfrytëzimin e këtyre kodeve për bartjen e trafikut përmes këtyre shteteve. Aktualisht, Kosova i shfrytëzon tri kode për shërbime telefonike +377, +386 për shërbime të telefonisë mobile dhe +381 për shërbime të telefonisë fikse.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.