FITORJA

Tahiri: Vuçiq e njohu Kurtin por jo Kosovën, shqiptarët e Luginës së Preshevës ku mbetën?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet pas pranimit të propozimit të BE-së, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Tahiri në dy shkrime në “Facebook”, ka kritikuar kryeministrin Kurti, duke thënë se Kurti pranoi Asociacionin “me dy duar” dhe se Kurti harroi shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Asociacion për serbet PO me dy duarte, po shqiptaret e Lugines se Presheves ku mbeten? kjo eshte fytyra dyftyreshe e Albin Kurtit”, ka shkruar ajo.

FIDANISHTJA

Në shkrimin tjetër, Tahiri ka thënë se “Vuçiq e njohu Kurti por jo shtetin e Kosovës”.“Ajo qe dihet eshte se Vuciqi njohu Kurtin por jo shtetin e Kosoves, pas nje perfundimi ne Bruksel pa nenshkrime dhe deklarata kunderthenese te dyja paleve!” ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, Kurti dhe Vuçiq u pajtuan me propozimin e BE-së.

Pranimi i këtij propozimi ka nxitur debat në Kosovë, ku pikat e këtij plani po interpretohen nga disa, e disa po i kritikojnë teksa vartësit e pushtetit po i pranojnë dhe shohin si një fitore ndaj Serbisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.