ARKATANA

Tahiri: Vendit i duhet një kryeministër, që i përgjigjet popullit e jo Isa Mustafës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se Kadri Veseli është kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, i cili do t’i përgjigjet popullit dhe do të guxoj ta luftojë korrupsionin në vend. “ I vetmi lider politik që e lufton korrupsionin seriozisht, pa paralajmërim dhe me vendosmëri është Kadri Veseli, kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës. E ka bërë të qartë për të tashmen dhe për të ardhmen, se me PDK-në nuk mund të asociohet as amnistohet askush që ka aktakuzë apo dënim për korrupsion. Këtë e dëshmoi edhe dje me rastin e largimit të komisionerit të PDK-së që kishte aktakuzë për korrupsion”, ka shkruar Tahiri në rrjete sociale. Ai tha se kandidatja Vjosa Osmani nga LDK-ja nuk mund ta luftojë korrupsionin përderisa është e varur nga Isa Mustafa.

“Përgjigje nuk mund të marrin ata që pyesin se si do ta luftojë korrupsionin Vjosa Osmani, pasi që ajo është e varur nga Isa Mustafa. Vendit i duhet kryeministër që i përgjigjet popullit e jo liderëve partiakë. Me PDK-në dhe Kadri Veselin kryeministër, s’ka dilemë. Ka qartësi, vendosmëri dhe luftë kundër korrupsionit”, ka shkruar Tahiri.

ARKATANA

Tahiri i cili për dy vite ka udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë, tha se kuraja e Kadri Veselit për ta luftuar korrupsionin dhe kulturën e abuzimit edhe ndaj vetë zyrtarëve të PDK-së, është shpresa që po troket dhe mesazhi i qartë se si duket qeverisja e ardhshme e drejtuar nga ai. “ Qytetarët që pyesin se si do ta luftojë z. Veseli korrupsionin, po marrin përgjigje nga veprimet e tij sovrane kundër korrupsionit”, ka shkruar Tahiri. Ndryshe, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli, kohë më parë ka nisur agjendën e tij kundër korrupsionit dhe nepotizmit duke filluar me largimin e njerëzve me aktakuza nga subjekti që ai drejton. Veseli ditë më parë në një konferencë për media, kishte prezantuar edhe Paktin Kundër Korrupsionit duke i ftuar të gjithë liderët e partive politike ta nënshkruajnë atë.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.