Uji Dea

Tahiri: Vendimet e gjyqtarit Radomir Llaban favorizuan Vetëvendosjen në emërime të jashtëligjshme

/ 2 minuta lexim
HW

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka rikujtuar një rast kur gjyqtari Radomir Llaban, si gjyqtar raportues në Gjykatën Kushtetuese, kishte vendosur për një seancë parlamentare ku u zgjodhën drejtues të disa institucioneve të pavarura.

Sipas Tahirit, bëhet fjalë për seancën në të cilën u zgjodhën:

  1. Guvernatori i Bankës Qendrore;
  2. Anëtarët e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE);
  3. Kryesuesi dhe një anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP);
  4. Kryesuesi dhe anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale.

“Si gjyqtar raportues, Llaban e rrëzoi kërkesën e GP të PDK-së, duke legjitimuar kështu seancën ku Vetëvendosje zgjodhi drejtuesit e këtyre institucioneve,” ka theksuar Tahiri.

ARKATANA

Ai shtoi se kur “Vetëvendosje dëshiron të sistemojë jashtëligjshëm anëtarë të saj në borde e pozita kyçe, vendimet e Radomir Llabanit i respektojnë dhe i lavdërojnë”.

Këto deklarata të tij vijnë pas deklarimeve të ministres në detyrë, Albulena Haxhiu e cila të dielën në një konferencë për media tha se gjyqtari serb Radomir Llaban është bashkëpunotr i BIA-s dhe ka raporte të ngushta me kryeterroristin Milan Radoiçiq. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.