ARKATANA

Tahiri: Trump kundër shkëmbimit të territoreve, lajm shumë i mirë për paqen në Ballkan

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, thotë se është shumë lajm i mirë për paqen në Ballkan fakti që u bë e qartë që Administrata e presidentit Donald Trump është kundër idesë së korrigjimit të kufijve, raporton Gazeta Express.

Gjithashtu Tahiri ka rikujtuar Samitin e Berlinit të mbajtur në fundprillin e vitit 2019, takim në të cilin thotë se kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka larguar një ide të tillë nga tavolina.

Mobi Casa

“Donald Trump është kundër ‘shkëmbimit të territoreve” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, gjë që u bë e qartë nga emisari i tij dje. Kancelarja Merkel eleminoi “shkëmbimin e territoreve” vitin e kaluar në Samitin e Berlinit. Ky është një lajm shumë i mirë për paqen në Ballkan”, ka shkruar ish-ministrja për dialog./GazetaExpress/