Uji Dea

Tahiri tregon se cila do të jetë tema përmbyllëse e dialogut në Bruksel

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dialogu mes Prishtinës zyrtare dhe Beogradit pritet të nis menjehere pas formimit të Institucioneve të Kosovës.
Ministrja për dialog Edita Tahiri, në një prononcim për Indeksonline ka bërë të ditur se teme përmbyllse e këtij dialogu do të jetë njohja e Kosovës si shtet nga Beogradi zyrtar.

“Pasi të formohen institucionet e reja të Kosovës dala nga zgjedhjet e 11 qershorit, pritet të rifillojnë bisedimet në Bruksel. Kjo do të jetë faza e fundit dhe që përmbyllet me njohjen reciproke mes dy shteteve”, ka thënë Tahiri.

Sinjale për njohje të shtetit të Kosovës ka dhënë edhe vet Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i cili në një intervistë për të përditshmen zvicerane “Blick”, tha sot se bashkëjetesa dhe raportet e mira të Shqiptarëve me Serbet që jetojnë në Zvicër duhet të shërbejnë si model për Kosovën dhe Serbinë.

Fundamenti

Në këtë intervistë, Vuçiq ka thënë se ai do të hap një kaptinë të re për Serbinë, që do të thotë të gjejë një zgjidhje për problemin me Kosovën.

I pyetur për domethënien e fjalës së tij në Inaugurimin si President, ku Vucic kishte thënë se Serbia duhet të shkëputet nga mitet e saj, Vuçiq tha se dëshiron një Serbi të re dhe të reformuar.

“Është lehtë të thuhet, shkoni e luftoni në Kosovë! Mirëpo kjo mënyrë e të menduarit na ka dërguar gjithmonë në luftë. Unë dua një rrugë të re për Serbinë. Dua që të hap diskutime të drejta dhe korrekte për zgjidhjen e konfliktit të Kosovës. Edhe nëse serbët nuk janë ende gati unë nuk do të dorëzohem. Ky debat do të ketë efekte shëruese për të gjithë ne edhe nëse arrijmë apo jo rezultat të mirë”, ka thënë Vuçiq për Blick, transmeton Indeksonline.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.