KKVITI

Tahiri thotë se sot u tentua të kontrabandohet një ligj

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se sonte u tentua të kontrabandohej një ligj dhe se ngjarja e sotme shpërfaqi një qasje të paparë ndonjëherë në historinë demokratike të Kosovës.

Ai potencoi se AAK nuk ka votë për Vjosa Osmanin si presidente dhe tha se nuk do të bëjnë kuorumin.

“Ishte një moment i mirë që ky ligj i cili fatkeqësisht u tentua të kontrabandohet dhe shpërfaqi një kulturë dhe një qasje të paparë ndonjëherë në historinë demokratike të Kosovës u bë shumë mirë që nuk kaloi. AAK edhe në diskutimin në komisionin e Legjislacionit, mirëpo edhe në diskutimin në Kuvend kërkon që për tema të cilat lidhen drejtpërdrejtë me reformën zgjedhore, për tema të cilat i prekin drejtpërdrejtë partitë politike, qytetarët e Kosovës të ketë një konsultim paraprak dhe si e tillë e kundërshtojë. Sa i përket qëndrimit tonë në raport me zhvillimet rreth presidentes ne i kemi pasur të qarta, janë të njëjtat nuk kanë ndryshuar. Mirëpo, jemi zënë shumë të habitur se në mëngjes vet kryeministri Kurti tha që prioritet është zgjedhja e presidentit dhe ai nuk do të merret as me çështjen e energjisë dhe asnjë tjetër dhe më vonë e sjell një ligj me procedurë të përshpejtuar për miratim. Kjo qasje shpërfaq jo kulturë, arrogancë të numrave e cila nuk duhet të trajtohet”, tha ai.

FIDANISHTJA

Për AAK ai tha se secili ligj që e ndihmon, lehtëson dhe e integron diasporën në vendimmarrje është e mirëseardhur, por tha jo në këtë formë që është tentuar sonte.

Tahiri u shpreh se nuk votojnë dhe nuk marrin pjesë në seancën ku do të votohet për Vjosa Osmanin si presidente.

“Sa i përket votimit të presidentes, ne e kemi të qartë, ne e kemi pasur dhe e kemi kandidatin tonë Ramush Haradinaj, që mendojmë se është kandidati më i drejtë, kandidati më i dëshmuar, kandidati i cili ka dhënë argumente si gjatë luftës edhe pas luftës se është një lider udhëheqës, unifikues. Nuk votojmë, nuk marrim pjesë, nuk bëjmë kuorum sa i përket zgjedhjes së presidentes. Jo nuk i kemi bërë dhe nuk e kemi në plan, po qëndrimi jonë sa i përket qeverisjes është ky”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.