RCCOLA

Tahiri thotë se pritet shpërbërja e plotë e MUP’it në veri

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri deklaroi se e ashtuquajtura Mbrojtje Civile që vepron ilegalisht në veriun e Mitrovicës, do të shpërbëhet së shpejti. Megjithatë ata do të integrohen në institucionet e Kosovës.

Sipas saj, pjesëtarët e këtij formacioni do të integrohen në institucionet civile e jo në atë të sigurisë. “Integrimet mund të ndodhin në ministri të ndryshme, atë të infrastrukturës, administratës tatimore, kulturës”, ka thënë Tahiri për Radio Televizionin e Kosovës.

Edhe pse janë krijuar katër komuna të dala nga zgjedhjet lokale të organizuara nga Republika e Kosovës në veriun e vendit, kryetarët e këtyre komunave po hezitojnë ti përmbushin kushtet dhe detyrimet që dalin nga ligjet e Kosovës. Madje ata së fundmi kanë miratuar statutet e tyre të cilat janë në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

Fundamenti

“Sot mbahet një takim ndërmjet Ministrisë së Pushtetit Lokalë dhe dy kryetarëve të komunave në veri me qëllim të harmonizimeve të statuteve. Ditët në vijim do të shohim edhe takime të tjera me kryetarë të tjerë, mirëpo ne e kemi bërë të qartë si Qeveri e Republikës së Kosovës, se statutet janë legale dhe funksionimi i komunave do të konsiderohet legalë vetëm nëse statutet janë plotësisht në pajtim me ligjet e Kosovës”, ka thënë më tutje Tahiri.

Kryetarëve të këtyre katër komunave u është dhënë afat nga institucionet që t`i përmirësojnë statutet e tyre që të jenë në përputhje me ligjet e Kosovës, në të kundërtën zyrtarët kosovarë paralajmërojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.