Fundamenti

Tahiri thirrje VV’së: Mos u fshihni prapa paaftësive tuaja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Anëtari i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se sulmet kundër ish-ministrit Selim Selimi janë tendencë për t’i mbuluar dështimet e njëpasnjëshme të VV-së, kjo pasi Albulena Haxhiu minsitre e Drejtësisë e ka akuzuar Selimin sot për dhënien e një pronë të Ministrisë së Drejtësisë në shfrytëzim në mënyrë të kundërligjshme, në një zonë urbane në hyrje të qytetit të Vushtrrisë, raporton Gazeta Express.

Ish-zëvendëskryeministri tha se VV nuk duhet të fshihen prapa paaftësive të tyre.

Mobi Casa

“Sulmet kundër ish-Ministrit, Selim Selimi, s’janë asgjë tjetër përpos tendencë për t’i mbuluar dështimet e njëpasnjëshme të tyre, që nga mbyllja e Kosovës pa asnjë ide dhe vërshimi në fushatën zgjedhore të Shqipërisë. Yryshi mbi mediat për fajet e veta për mos nënshkrimin e kontratës për blerjen e vaksinës, në kohën kur populli po vdes dhe krejt e fundit, dhe për bindjen time, e turpshme heqja e 20 eurove nga 30 sa ishin për pensionistët. Paralajmërimi për publikimin e pagesave për të akuzuarit do e dëshmon qartë pazotësinë e tyre për të menaxhuar një fushëveprimtari me interes të madh për vendin. Mos u fshihni prapa paaftësive tuaja. Ligjeve iu nënshtrohen të gjithë pa dallim, ashtu sikurse edhe ju”, ka shkruar Tahiri./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.