UBT

Tahiri: Thaçi po kërkon zgjedhje të parakohshme, Veseli nuk po e përkrah

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Analisti Ramush Tahiri ka thënë se zhvillimet në PDK janë të befasishme, pasi, sipas tij, kjo parti deri më tani dukej unike. Pranimi i Veselit si anëtar në PDK dukej i mirëpritur për shkak të kaluarës së tij në luftë dhe miqësisë së tij me Hashim Thaçin”, tha ai.

Tahiri, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se ndarja e ministrave në ata që janë mbështetës të Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit ngjan me ndarjet në LDK.

“Mundet që në kuadër të zhvillimit tranzitor, t’i ndodhë secilës parti në Kosovë të ketë fraksione. Por, nuk është pritur një çarje e tillë mes Thaçit dhe Veselit, sepse kjo përfundimisht do të dëmtonte PDK-në”, tha ai.

“Këto veprime do ta dërgonin PDK-në drejt historisë, jo ardhmërisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Duke folur për rolin e Thaçit në bisedime me Serbinë, Tahiri tha se bisedimet politike i takojnë presidentit, ndërsa ato teknike qeverisë.

ARKATANA

“Presidenti ka mandatin e faktorit unifikues, dhe kjo nuk lidhet me Thaçin, sepse edhe Jahjaga kishte bisedime me Nikoliqin”.

Analisti ka thënë se dallimet e Hashim Thaçit me Kadri Veselin mund të jenë te shpërbërja e parlamentit.

“Hashim Thaçi ka hyrë në një konflikt të pariparueshëm me kryeministrin. Ndërsa Kadri Veseli ka thënë se do t’i japë përkrahjen e plotë dhe të pa rezervë Haradinajt. Në situatën që kemi ardhur duket se Thaçi përkrahë opsionin që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, ndërsa Veseli nuk e ndanë këtë mendim”.

“Në këtë bazë mund të konsideroj si përkrahës të kësaj ideje ata që po japin dorëheqje për të pamundësuar funksionimin e qeverisë”, deklaroi Tahiri./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.