FIDANISHTJA

Tahiri: Testi i dijes në kërkim të arsimtarëve më cilësor

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Sabri Tahiri kryetar i këshillit shtetëror për korikulum tha se ideja kryesore pse është mbajtur testi dijes ka pasur vetëm një qëllim që në mesin e tyre të gjenden arsimtarët më cilësor.

Drejtuesit e drejtorisë së arsimit në Gjilan, por edhe njerëzit profesionist dhe që janë të kyçur në reformat arsimore vazhdojnë të mbrojnë idenë se testi i dijes i aplikuar për 300 mësimdhënës që kanë konkurruar për 99 vende të punës është i arsyeshëm dhe synim kryesor ka gjetjen e arsimtarëve më cilësor.

Sabri Tahiri kryetar i këshillit shtetëror për korikulum tha për rajonipress se askush nuk duhet të frikësohet nga ky test dhe as të dyshojë në idenë qëllimmirë të përgjegjësve qendror dhe atyre lokal.

Tahiri tha se ideja kryesore pse është zhvilluar testi i dijes ka për synim dhe prioritet gjetjen e arsimtarëve më cilësor,meqë konkurrenca ishte e madhe. “Pavarësisht se Fakulteti i Edukimit ishte vetëm staf teknik dhe ndihmës në këtë proces, si njeri që merrem një kohë të gjatë me reformën arsimore dhe si pedagog shumëvjeçar e vlerësoj të arsyeshëm dhe të dobishëm testin e dijes” tha Tahiri.

Fundamenti

Sipas Tahirit arsyeja e dytë pse është organizuar ky test ka të bëjë me faktin se arsimtarët e kanë kryer para shumë viteve shkollën dhe dija e tyre është vjetruar. “Dhe ky test u mundëson atyre të shohin vetën se ku janë,deri ku kanë stagnuar ose mund të ketë edhe të tillë që kanë ecur në hap me kohën” shprehet Tahiri.

Drejtoria e arsimit në Gjilan, por edhe MASHT kanë përgjegjësi për cilësinë e mësimdhënësve në shkollë sepse kur po zhvillohet testi i maturës atëherë para publikut po skuqen pikërisht këto institucione.

Tahiri tha se edhe testi ka qenë i thjeshtë dhe në të kanë qenë të barabartë të gjithë mësimdhënësit. “Janë kërkuar njohurit më elementare nga gjuha dhe matematika. Mos harroni se reforma është sfidë dhe kërkon ndryshime rrënjësore” tha Tahiri.

Tahiri i cili me profesion është matematikan tha se nga kjo fushë kandidatët kanë treguar pak njohuri sepse vetëm 59 pikë i ka pasur një kandidatë nga 100 sa janë kërkuar. “Pavarësisht këtij rezultati ky test nuk e devalvon punën e arsimtarit, përkundrazi e shtinë në funksion dijen e tij dhe ngritë cilësinë në të gjitha sferat, ku një mësimdhënës duhet të jetë i përgatitur” tha Tahiri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.