HW

Tahiri: Subjektet politike po presin përçarje në LDK pas zgjedhjes së kryetarit të ri, për të ndërtuar pastaj koalicionet

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Me vendimin për dorëheqje nga posti i Kryeministrit t Ramush Haradinajt, ka lindur nevoja për një qeveri të re, qoftë përmes formimit të një qeverie teknike ose shkuarjen në zgjedhje të parakohshme nacionale.

Që të dy skenarët po vlersohen si të mundshëm, por zgjedhjet e jashtëzakonshme po shihen si opsioni më i duhur nga shumica e partive politike në vend.

E derisa kalkulimet rreth koalicioneve të mundshme parazgjedhore tashmë kanë filluar, politologu Ramush Tahiri, në një prononcim për “Gazeta Blic” theksoi nevojën që partitë të garojnë si të vetme në zgjedhje, duke i dhënë mundsi negociatave për koalicion pas rezultatit zgjedhor.

“Zgjedhje duhet të ketë veq është çështja e respektimit të afateve. Do të ishte mirë sipas mendimit tim partitë mos me ba koalicione parazgjedhore por me dal si subjekte të veçanta e mandej me ba koalicione parimore e jo koalicione të numrave“, u shpreh ai.

Megjithatë, ai beson se koalicionet parazgjedhore mund të ndodhin pas zgjedhjes së kryesisë së re të LDK-së, ku vlerëson se mund të ketë përçarje evenetuale, situatë kjo e cila sipas Tahirit, do t’i bënte favore partive tjera.

FIDANISHTJA

“Partitë po presin zgjedhjet në LDK dhe përçarjet ose fraksionet eventuale për ta dobësuar sepse në sondazhe po del e para dhe sot asnjë parti nuk po dëshiron të bëjë koalicion me PDK dhe nuk po guxon të deklarohet për këtë”, ka deklaruar analisti Tahiri.

Ndrkaq i pyetur se kush mund të zë postin e kreut të ekzekutivit, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Tahiri u shpreh me rezerva duke thënë se ai propozohet nga partia ose koalicioni fitues.

“Me Kushtetutë është e përcaktuar që kryeministri të propozohet nga partia ose koalicioni fitues. Me herët ka qenë bartës i listës së PAN Kadri Veseli i PDK, ndërsa kandidat për Kryeministr Ramush Haradinaj i AAK. Edhe tash pas dorëheqjes vetëm PAN ka të drejtë ta jap kandidatin e ri nëse vendoset mos me shku në zgjedhje. A kandidat mundet me qenë secili qytetar i Kosovës i cili i ka mbush 35 vjet”, tha n fundt Tahiri.

Shumica e partive politike janë shprehur pro mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme me përjashtim të PDK që nuk po kuptohet qartë pozicioni i saj.

Sipas Kushtetutës, jo më vonë se 45 ditë nga dorëheqja e Qeverisë duhet të ndodh shpërbërja e Kuvendit për t’i hapur rrugë më pastaj edhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.