UBT

Tahiri: Skandali i Ambasadorit Berishaj me mafien energjetike dërgojnë në zyrën e Kryeministrit Kurti

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar pas publikimit të një hulumtimi në mediat sllovene ku pretendohet për një skandal të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se përmasat e këtij rasti të cilin e ka quajtur skandal, dërgojnë në një drejtim – zyrën e Kryeministrit Albin Kurti.

“Përmasat e skandalit të Ambasadorit Martin Berishaj me mafinë energjetike, tashmë kanë marrë rrugë dhe po shkojnë në një drejtim të vetëm – zyrën e Kryeministrit Albin Kurti. Përkundër se ky skandal, tash nuk është më vetëm çështje përgjegjësie juridike e penale por edhe degradim i shtetit të Kosovës, Martin Berishaj vazhdon të shërbej si ambasador”, ka shkruar ai.

GRANDEMALL

Tahiri tutje është shprehur se shihet qartë se qëndrimin e “padinjitetshëm” në pozitën e ambasadorit, Berishajt ia siguron miku i tij, Albin Kurti.

“Është e qartë se këtë qëndrim të padinjitetshëm në pozitë, ia siguron miku i tij Albin Kurti, emëruesi i përbashkët i miqësisë të së cilëve është GEN-i dhe mafia energjetike e Ballkanit, në kurriz të taksapaguesve të Kosovës”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.