Tahiri: Serbia nuk dëshiron të jetë fqinj i mirë
Qeveria e Kosovës ia ka paraqitur BE’së raportin për rrjedhojat e dialogut të Brukselit dhe procesin e zbatimit të marrëveshjes për periudhën janar- shtator 2014.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri ka vlerësuar se Serbisë i mungon vullneti politik për fqinjësi të mirë me Kosovën.
Ajo ka deklaruar se shteti serb këtë mungesë vullneti vazhdimisht po e tregon gjatë procesit të zbatimit të marrëveshjes me Bruksel.
Thotë se tendencat për ta vonuar zbatimin e këtyre marrëveshjeve tregojnë se Serbia ende nuk i ka ndalur synimet për ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës.
Mohon se Kosova ka bërë lëshime të reja në fushën e drejtësisë, duke thënë se Gjykata Themelore e Mitrovicës nuk do të shërbejë vetëm për komunat me shumicë serbe. /Epoka e Re/