RCCOLA

Tahiri: Seanca e nesërme duhet të jetë alarmi i fundit për qeverinë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, në seancën e nesërme të Kuvendit në të cilën do të jetë interpelanca e ministrit Hekuran Murati, do t’i parashtrojë dy çështje të rëndësishme.

Tahiri përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se seanca e nesërme duhet të jetë alarmi i fundit për qeverinë.

RCCOLA

“Seanca e nesërme duhet të jetë alarmi i fundit për të shtyrë përpara detyrën më të madhe të Qeverisë për investimet publike, dhe të përkujdeset për të punësuarit e administratës shtetërore, që dita ditës po e lëshojnë Kosovën”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/