GRANDEMALL

Tahiri: Reciprociteti me u ba horë, taksa i vetmi mjet politik që e ka palu Vuçiqin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar pas deklaratës së ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, se reciprociteti nuk është zgjidhje e problemeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se qysh gjatë fushatës zgjedhore ka tentuar që aktivistëve të VV-së t’u sqarojë se çfarë është kjo masë.“Unë qysh në fushatë ju thosha: Për çfarë reciprociteti po flisni? Ata kanë treg shumë më të madh, neve na kanë në kushtetutën e tyre, na thërrasin Kosova dhe Metohija. Për çfarë reciprociteti flisnin ata”, ka thënë Tahiri.

Mobi Casa

Më tutje ai tha se i vetmi mjet politik që e ka paluar Vuçiqin ka qenë taksa.“Ai ka dhënë premtime që nuk po i mban. E di që qeverisja është problem se kam qenë edhe vet. Nuk ki shkop magjik me i kry punët. Por çfarë ndodhi sot është me u ngushtu. Reciprociteti nuk ka qenë dhe nuk është. Teksa ka qenë i vetmi instrument politik që e ka palu Vuçiqin dhe e ka detyru me thënë atë që e ka thënë. Reciprociteti është me u ba horë”, ka thënë Tahiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.