KKVITI

Tahiri, Qeverisë: Nuk kërkojmë zgjedhje, por zgjidhje të problemit që e keni shkaktuar në veri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit i është drejtuar Qeverisë duke i kërkuar zgjidhje të situatës në veri të vendit, ku tash e disa ditë janë krijuar tensione pas largimit të serbëve nga institucionet e vendit.

Në fjalën e tij, Tahiri ka thënë se partia që është në pushtet është përgjegjëse për ta zgjidhur këtë problem, të cilin sipas tij, e kanë shkaktuar vetë.

Ai ka theksuar se nuk po kërkon zgjedhje të reja, por zgjidhje të problemit.

ARKATANA

Si opozitë Tahiri ka thënë se Qeverinë do ta mbështesin gjithmonë për vazhdimin e funksionimit të institucioneve në veri të Kosovës.

“E nderuara Qeveri, si opozitë ju mbështesim që të vazhdoni me funksionimin e institucioneve në atë pjesë të Kosovës. Jeni përgjegjës për moslejimin e kthimit të gjendjes para korrikut të vitit 2011. Jeni përgjegjës për moslejimin e kthimit të strukturave paralele në atë pjesë të vendit tonë”, ka deklaruar shefi i deputetëve të PDK-së.

“Do të ju mbështesim deri në atë moment kur nuk hiqni dorë nga ajo pjesë e territorit që me mund e dialog e kemi kthyer nën menaxhimin e institucioneve të Kosovës. Ju kërkojmë vigjilencë, angazhim dhe përkushtim që të vazhdojë puna e institucioneve në veri. Si opozitë nuk kërkojmë zgjedhje, por zgjidhje të problemit që e keni shkaktuar tash e disa ditë në veri. Si opozitë nuk do të lejojmë që të tërhiqeni nga ushtrimi i sovranitetit në veri”. /Telegrafi/