United Hospital

Tahiri: Qeveria ‘Haradinaj’ ka mundësi të rrëzohet nga PDK-ja

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Analisti i çështjeve politike në vend, Ramush Tahiri, ka vlerësuar se qeveria “Haradinaj” ka mundësi të rrëzohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ai ka thënë për “Zërin” se kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe liderët tjerë të vendit kanë synim që së pari ta suspendojnë taksën e vendosur ndaj produkteve serbe e pastaj ta rrëzojnë qeverinë “Haradinaj”, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Dy subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, po vazhdojnë të kërkojnë rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje. Por njohës të çështjeve politike në vend thonë se ka mundësi të rrëzohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

FIDANISHTJA

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka thënë për “Zërin” se nënshkrimet e deputetëve të LDK-së dhe ato të Vetëvendosjes sa i përket rrëzimit të Qeverisë janë të siguruara.

“Opozita e ka atë punë që t’i krijojë kushtet ta rrëzojë Qeverinë, sidomos këtë qeveri në të cilën kemi shumë vërejtje. Natyrisht për ta rrëzuar një qeveri është i domosdoshëm bashkëpunimi i opozitës. Është i natyrshëm bashkëpunimi i Vetëvendosjes me LDK-në. Gatishmëria, vullneti dhe nënshkrimet e deputetëve të Vetëvendosjes dhe të LDK-së janë dhe mund të bëhen pa humbur kohë. Ne kemi dëgjuar që edhe PSD-ja deklarohet e gatshme që të votojë, por kjo mbetet të shihet në momentin kur vërtet krijohen kushtet për një mocion”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.