FIDANISHTJA

Tahiri pyet Kurtin: Çka po kërkohet nga Kosova për marrëveshjen me Serbinë?

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Ish-kryenegociatoria, Edita Tahiri, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, asnjëherë nuk ka treguar se cka po kërkohet nga Kosova që të arrihet njohja reciproke me Serbinë.

Tahiri ka deklaruar se kërkesat për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, asnjëherë nuk po bëhen të ditura as nga Presidentja Vjosa Osmani e as nga Kryeministri Kurti.

“Këtë po thojnë ndërkombëtarët, por këtë duhet ta tregojë kryeministri i vendit, por ai nuk po tregon asgjë, nuk është i hapur, nuk po tregohen të hapur se cka po kërkohet nga Kosova”, ka deklaruar ajo në Kanal 10.

Uji Dea

Edita Tahiri ka komentuar edhe reciprocitetin e targave mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo i ka quajtur këto si manovrime, që sipas saj, po përdoren për t’ia heq frikën Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të hyrë në bisedime për marrëveshjen finale.

“Krejt këto manovrime janë bërë që faktori ndërkombëtar t’ia hekë frikën Kurtit që të hyjë në bisedime për gjërat finale”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.