Hidromorava

Tahiri: Prezantimi i buxhetit nëpër komuna është mashtrim, ky buxhet i ka këto tri probleme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se prezentimi i Buxhetit që po u bëhet qytetarëve në komuna është mashtrim i madh, sepse buxheti i vitit 2023 është miratuar në Qeveri pa asnjë konsultim paraprak me komunat dhe qytetarët.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar për tri probleme të çështjes së Buxhetit.Postimi i tij i plotë:Buxheti i vitit 2023 është miratuar në Qeveri pa asnjë konsultim paraprak me komunat dhe qytetarët. Prezantimi nëpër komuna është mashtrim i ulët që u bëhet qytetarëve.

Në esencë janë tri probleme:

– E para, në mungesë të rezultateve, Qeveria ka nisur të prezantojë buxhetet edhe të komunave, kur dihet se buxheti komunal është i rregulluar si financim i rregullt, llogaritur 10% e buxhetit të shtetit në grantin e përgjithshëm, ai për arsim dhe shëndetësi;

Mobi Casa

– E dyta, se kjo Qeveri edhe po cenon përditë pavarësinë e komunave me akte arbitrare, si ai për grabitjen e të hyrave vetanake, por njëkohësisht paturpësisht po sillet si një organizate humanitare, që këta u dhanë kaq miliona komunave, ndërkaq çdo projekt i madh investiv nga qendra është shkurtuar dhe nuk ka ndodhur asnjë konsultim për to.

– E treta, nëse Qeveria do donte t’i ndihmonte komunat dhe shërbimet më të mira, nuk do ta hiqte nga agjenda legjislative miratimin e Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, ku parashiheshin financimi i shërbimeve sociale, por edhe mjetet që po mbaheshin nëpër ministri, ku do të shpenzoheshin në zhvillim.

Qeveri, mos bëni lojë numrash me qasjen se ky është buxheti me i madh ‘historik’ sepse është vetëm aq sa është reflektuar inflacioni, asgjë më pak e asgjë më shumë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.