FIDANISHTJA

Tahiri për dështimin e seancës: E papranueshme, po abuzohet me besimin e qytetarëve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, e ka quajtur të papranueshëm dështimin e seancave për shkak të kuorumit.

Sipas tij, Kuvendi është kthyer në një lojë me numra, që vjen si rrjedhojë e një qasjeje autoritare e arbitrare të Qeverisë tash e dy vjet.

Ai pohon se kjo qasje është e papranueshme dhe është abuzim me besimin qytetar.

Mobi Casa

“Fatkeqësisht jeni dëshmitarë edhe të një dështimi të seancës së Kuvendit. Ky dështim vjen si rrjedhojë e një qasjeje totalisht jo të përgjegjshme e jo serioze të mazhorancës. Na e shtyn seancën e parë për në orën 12:30 edhe kjo seancë dështoi për shkak se u mungojnë numrat”, tha Tahiri.

“Është e papranueshme dhe është abuzim me besimin qytetar me qasjen që e kanë kjo Qeveri dhe kjo mazhotancë. Kuvendi është kthyer në një lojë me numra, që vjen si rrjedhojë e një qasjeje autoritare, arbitrare që e ka pas tash e dy vjet”, tha Tahiri.

Kuvendi ka dështuar të mbajë vazhdimin e seancës të së mërkurën në mungesë të kuorumit. /EO

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.