Uji Dea

Tahiri: Pas rrënimit të murit, hapet edhe ura e Ibrit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

I ashtuquajturi ‘Parku i Paqes’ që u vendos më 18 qershor të vitit 2014 në Urën e Ibrit, do të ekzistojë edhe pak kohë.

Hapja e tij që u planifikua të ndodhte më 20 janar dhe që e njëjta u shty për shkak të zhvillimeve të fundit dhe provokimeve nga shteti serb do të bëhet vetëm pasi të rrënohet muri ilegal në veri të Mitrovicës.

Ministrja për dialog Edita Tahiri bëri të ditur për lajmi.net se hapja e lumit Ibër do të bëhet menjëherë pasi të ndodh rrënimi i murit në veri të vendit.

“Po edhe ura do të hapet, pas rivitalizimit që është duke përfunduar dhe pas heqjes së murit”, tha Tahiri.

Uji Dea

Sipas saj marrëveshja e arritur mbrëmë i hap rrugë lëvizjes së plotë të lirë.

Ndërtimi i murit ngriti tensione të mëdha në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq Kryeministri Mustafa në orët e para të mëngjesit të së shtunës ra në dakordim që muri të largohet sot ose më së largu deri nesër .

Bashkimi Evropian i cili është i autorizuar të bëjë hapjen e Urës së Ibrit e ka shtyrë inaugurimin për shkak të tensioneve mes dyja shteteve.

Rivitalizimi i urës në Mitrovicë është paraparë me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes e arritur më 25 gusht 2015 në mes të Prishtinës dhe Beogradit. /lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.