Uji Dea

Tahiri: Pacolli me mjetet e veta ka punësuar mijëra qytetarë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në kuadër të fushatës elektorale, Aleanca Kosova e Re, bashkë me partnerët e koalicionit nga LDK-LD-Alternativa ka mbajtur sot tubim me qytetarë në Kaçanik, ku u prezantuan kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, kandidatët për deputetë si dhe platforma e përbashkët qeverisëse.

Kryetari i degës së AKR-së në Ferizaj, njëherit nënkryetar i partisë, Labinot Tahiri, në fjalën e tij para qytetarëve të Kaçanikut ka thënë se prioritet i programit qeverisës të koalicionit do të jetë krijimi i mundësive për punësim. “Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli tashmë është një punëdhënës i mijëra qytetarëve të Kosovës, dhe këtë e ka bërë me mjetet e veta”, ka thënë Tahiri, ai është zotuar se do të vazhdojë të kontribuojë për Kosovën me gjithë potencialin e tij, por edhe me përkrahjen të cilën e gëzon nga presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Tahiri ju ka bërë thirrje qytetarëve që ditën e zgjedhjeve ta votojnë koalicionin e shpresës dhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Avdullah Hoti.

FIDANISHTJA

Ndërsa kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit, Avdullah Hoti, ju ka bërë thirrje kaçanikasve qe me datë 11 qershor, të dalin dhe të votojnë për koalicionin që do të sjellë mirëqenien e perspektiven e munguar në Kosovë.

“Ky koalicion përmban një program i cili e ka marrë mbështetjen nga bizneset, buqit dhe të gjitha kategoritë e shoqërisë. Ne do të fillojmë krijimin e grupit qeverisës që të fillojë menjëherë pas zgjedhjeve të punojë me këtë program”, ka thënë Hoti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.