RCCOLA

Tahiri: Pa e njohur Kosovën, s’ka BE për Serbinë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën. Asociacioni I komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.Ministrja e shtetit, Edita Tahiri ka thënë se Serbia duhet ta harrojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian nëse nuk e njeh shtetin e Kosovës, shkruan Epoka e Re.

Ajo ka bërë të qartë se fqinjësia e mirë e Serbisë me Kosovën është kusht për integrime evropiane. Tahiri ka kërkuar nga Beogradi ta lexojë drejt parimin e fqinjësisë, pasi një gjë të tillë janë duke e kërkuar vendet anëtare të BE-së.

UBT

Ndërkaq duke folur rreth dialogut, i cili do të rinisë në shkurt të vitit të ardhshëm. Tahiri ka bërë me dije se në Bruksel do të diskutohet edhe për statusin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili sipas saj nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Në këtë kontekst, Tahiri e ka quajtur iluzionist Jabllanoviqin, i cili ka deklaruar se ky asociacion do të ketë kompetenca ekzekutive. /epoka e re/