ARKATANA

Tahiri numëron problemet në Kosovë: Shteti në pushim, qytetarët në hall – kryeministrit i konvenon

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka numëruar shumë probleme të qytetarëve derisa vendi vazhdon të ketë “qeverinë në detyrë”.

Tahiri thekson se viti i ri shkollor nis nesër, “por ende nuk dihet ku janë mjetet për librat, a janë përgatitur shkollat për nxënës dhe prindërit prapë a rrezikojnë të shkojnë me borxh në librari?”.

Ai vijon se “energjia elektrike mbetet një barrë e rëndë, e sektori privat mezi mbijeton nga çmimet e larta dhe dimri është në prag. Pyetje që do të duhej të ngritet është: A do të shtrenjtohet rryma sërish? A do të ketë subvencione? Askush nuk jep përgjigje, asnjë plan nuk shihet”.

“Çmimet e ushqimeve, qiraja dhe transporti rriten çdo muaj, ndërsa pagat nuk lëvizin. Vetëm justifikime, ndërkohë që ende harxhohen muaj të tëra me Gjykatën Kushtetuese e sipas gjitha gjasave do t’shkoj edhe 2025 nëpër gjykata.

FIDANISHTJA

Në shëndetësi, mungojnë barnat dhe personeli, reforma e shumëpremtuar ka mbetur fjalë në letër dhe çdo gjë zëvendësohet me improvizime. Sigurimi shëndetësor kërkah!

Edhe RTK, që duhet të jetë televizion publik, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në vegël partiake, duke kontribuar në degradimin institucional e shtetëror.

E për ma zi, Kuvendi është kthyer në arenë inatesh dhe lojërash politike, jo të vendimeve për qytetarët. Kryeministrit nuk i bëhet vonë, kështu i konvenon”, thotë ai.

Urime 1 Shtatori!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.