ARKATANA

Tahiri numëron “dështimet” e qeverisë: Dy vite regres dhe kriza

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për dy vite të punës së saj, pasi sipas tij, gjatë kësaj periudhe ka pasur vetëm regres.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se në tendecë për ta kapur çdo institucion, ekzekutivi ka hartuar legjislacion në kundërshtim me parimet kushtetuese.

Bëhet fjalë për Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), i cili u shpall i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese të premten.

“Dy vite regres! Anti-kushtetutshmëria. Në tendecë për ta kapur çdo institucion, hartuan legjislacion në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe ndarjes së pushteteve, por që prap se ndalen kritikën se tjerët i bllokuan, e se gardiani i kushtetushmërisë u bë ‘pengesa e reformave’”, ka shkruar ai.

Tutje, Tahiri ka numëruar edhe “dështimet” e tjera të Qeverisë Kurti, si rritja e çmimeve, regresioni ekonomik, ikja e qytetarëve nga Kosova.

Uji Dea

“Rritja e çmimeve – Me veprim (ngritje të çmimit të energjisë, tatimi në pronë) e mos veprim (ulje të taksave, akzisës) në politika tatimore, masa rregullative e vendime, goditën shtresën e mesme, futën duart në xhepat e qytetarëve por nuk u ndalën së krekosuri për rritje të hyrave tatimore, e për të gjetur fajtorë komunat”.

“Regresi ekonomik – Bllokuan bizneset, ndaluan investimet, ndalën zhvillimin ekonomik lokalë, rrezikuan zinxhirin ekonomik, por su ndalën së shpërndari mjegull për buxhetet më të mëdha historike”.

Ai ka përmendur edhe Trustin, duke thënë se në vend se t’u japin qasje qytetarëve në mjetet e tyre për ta kapërcyer inflacionin, “me papërgjegjshmërinë e tyre inflacioni i mori ato për favorizuar tregjet ndërkombëtare”.

”Lufta me zyrtarë publikë dhe sindikata – Dëshpruan çdo shërbyes publik. Në vend të se të garantojnë mirëqenie me ngritjen e pagave, ata tallën e sulmuan partnerët socialë”.

“Ikja prej Kosovës – Vulosën zbrasjen, braktisjen e Kosovës, sepse tashmë shfrytëzuan një brez të diasporës, ju duhet një kontigjent i ri”, ka shkruar Tahiri në Facebook”, ka përfunduar Tahiri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.