ARKATANA

Tahiri: Nuk kemi probleme me LDK-në, koalicioni është ndërtuar mbi bazën e synimit afatgjatë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me LDK-në dhe se nuk ka pasur ashpërsim të tyre. Ai ka thënë se do t’i forcojnë këto raporte meqë koalicioni qeverisës është ndërtuar me synim që të jetë afatgjatë.

Tahiri ka thënë se si partner koalicioni japin mendimin e tyre për çështje të rëndësishme, siç është ajo e dialogut, dhe sipas tij një partner i mirë e thotë mendimin me qëllim që të ndihmojë.

“Raporti ne mes LDK-së dhe AAK-së, si dy parti të qendrës së djathtë nuk është çështje, ne nuk kemi asnjë problem, ne e kemi shumicën parlamentare, programet dhe qëllimet, qëndrimet, që i vendosim në raport me tema nacionale si dialogu i bëjmë në formën e një partneri, e partneri i mirë është që ta thotë mendimin me shkrim dhe ballafaqon me të në mënyrë që me ndihmua. Pra ne nuk kemi çka me relaksua as me ashpërsua, kemi marrëdhënie pune të shkëlqyeshme të cilat besoj që do t’i kultivojmë për shkak se ky koalicion kur është ndërtua me bazën e një synimi afatgjatë, dashtë Zoti të jetë kështu, nëse jo vazhdojmë tutje”, tha Tahiri.

ARKATANA

Në një konferencë për media, pas një takimi me organizata jo qeveritare, Tahiri tha se raportet me LDK-në nuk janë shpresuar asnjëherë, duke përmendur që sot kanë zhvilluar një diskutim me kryeministrin Hoti përmes platformave online.

Mospajtimet në mes të partnerëve të koalicionit qeverisës nisën kur shefi i ekzekutivit zhvilloi takim me presidentin e Serbisë ne Bruksel e në të cilin nuk e mori pranë Selim Selimin e AAK-së, ani pse ministri i Drejtësisë ishte pjesë e delegacionit.

Më pas, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj kritikoi Hotin për këtë veprim dhe atë për emërimin e Skënder Hysenit si koordinator për dialog, për të cilin Haradinaj tha se Aleanca nuk ka qenë e njoftuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.