UBT

Tahiri: Nuk do të lejojmë politikën të ndërhyjë në Universitetin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sabri Tahiri prorektor për buxhet dhe financa në Universitetin e Gjilanit thotë për rajonipress se Universiteti i Gjilanit do të ndërtohet në këmbë të shëndosha dhe nuk do të lejohet që në të të ndërhyjë politika. Tahiri thotë se ka kuadro të mira dhe nuk do të lejohet të jep mësim asnjë kuadër që nuk është i kualifikuar.

Sabri Tahiri është një emër i njohur në procesin mësimor në periudha të ndryshme. Ai nuk e ka lëshuar për asnjë moment kriteriumin profesional dhe shkencor që duhet të dijë një student gjatë studimeve.

Me këtë tempo Tahiri shpreson të punojë dhe të veprojë edhe në Universitetin e Gjilanit ku aktualisht është prorektor për çështje financiare. Tahiri për rajonipress thotë se Universiteti i Gjilanit po vendoset në këmbë të shëndosha.”Kemi kuadër të mirë dhe nuk do të lejojmë që ndonjë kuadër të angazhohet pa pasur kualifikimet e kërkuara nga menaxhmenti”.

Mobi Casa

Tahiri tha se aktualisht po punohet në mënyrë intensive për të rregulluar dhe siguruar hapësirën e mjaftueshme infrastrukturore në Universitetin e Gjilanit. “Mendoj se hapësira është e mirë dhe kuadri është i mbuluar. Do të kemi mundësi që kuadrot e reja të Anamoravës të sistemohen , kuptohet me kushte të barabarta edhe me të tjerët. Në këtë drejtim ngjashëm do të veprohet edhe me studentët apo kuadrin e Kosovës Lindore. Përparësi apo prioritet do të kenë vetëm ata studentë që plotësojnë kushtet për të marrë indeksin” është kategorik Tahiri.

Tahiri është këmbëngulës edhe rreth vlerësimit të kuadrit. “Asnjë kuadër në Universitetin e Gjilanit nuk do të angazhohet në procesin mësimor pa u verifikuar cilësia e tij.”Do të verifikohet edhe diploma edhe cilësia e kandidatit dhe ne me këto kritere synojmë që në Universitetin e Gjilanit të sjellim më të merituarit. Tani jemi në proces të angazhimit, por ajo që është kryesorja ne nuk do të lejojmë që politika të përzihet në punët e Universitetit të Gjilanit. Nuk do të lejojmë që politika të ketë ndikim dhe të ndërhyjë në punën tonë shumë përkushtuese për ta bërë një Universitet model për rajonin” tha Tahiri./rajonipress/