UBT

Tahiri: Nuk besoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Politologu Ramush Tahiri, ka vlerësuar se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Nuk po besoj se do të mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë. Opozita është e dobët t’i nxisë zgjedhjet për të cilat po flitet vazhdimisht, ndërsa koalicioni i madh qeverisës nuk po duket se është në krizë”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

Megjithëkëtë, sipas tij, edhe nëse shkohet në zgjedhje nuk mund të ketë ndonjë koalicion të mirëfilltë programor.

“Nëse shkohet në zgjedhje të përgjithshme si deri më tash nuk do të ketë ndonjë koalicion parimor e programor, as ndonjë koalicion të madh parazgjedhor si ishte koalicioni paszgjedhor VLAN që nuk mbijetoi, edhe pse vendi hyri në një bllokadë institucionale gjashtëmujore”, ka shtuar ai.

Ndërkaq ka vlerësuar se e zakonshme do të jetë bashkëngjitja e partive të vogla te partitë e tjera të cilat, siç është shprehur ai, janë të vetëdijshme që nuk e kalojnë pragun zgjedhor vetëm.

Fundamenti

Nga ana tjetër, ai ka thënë se nuk duhet shkuar në zgjedhje përderisa nuk përfundon reforma zgjedhore.

“Mendoj se vendi nuk duhet kurrsesi të shkojë në zgjedhje përpara se të përfundojë reforma zgjedhore”, ka përfunduar Tahiri.

Kurse analisti politik, Krenar Shala, ka vlerësuar se nuk është e sigurt nëse do të shkohet apo jo në zgjedhje.

“Së pari nuk është aspak e sigurt që do të ketë zgjedhje, pavarësisht disa deklarimeve nga ana e eksponentëve nga një partner i koalicionit. Kjo për shkak se në Kosovë partitë zakonisht nuk është se bëjnë plane afatgjatë sa i përket qeverisjes”, ka thënë ai.

Sipas Shalës, qytetarët kanë nevojë që ta zgjedhin një qeveri, e cila është legjitime dhe e besueshme. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.